Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë, reshjet e borës tashmë kanë formuar shtresë të trashë në zonat malore të Shqipërisë.
Reshjet e borës, të cilat kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit në qarkun e Dibrës, kanë bllokuar rrugën e Arbërit, kryesisht në Bypassin Qafë Murrizë. Subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen sa më shpejt të aksit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet Bypassit Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Gjithashtu apelon shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të moderojnë shpejtësinë në rrugë.
/Motilokal.com
