Rrebeshe shiu dhe borë në Kosovë

Rrebeshe shiu dhe borë në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me rrebeshe shiu të shoqëruar me erë të fortë dhe bubullima. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve. Përreth viseve malore priten reshje bore.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të vranët e intervale me diell dhe reshje lokale shiu, ndërsa në viset malore reshje të dobëta bore.

E diela parashihet të mbajë mot kryesisht të vranët e reshje lokale shiu. Përgjatë pasdites reshjet e shiut do të jenë formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima. Në viset malore reshje bore.

/Motilokal.com