Përgjatë ditës së premte mbi Shqipëri pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me stuhi, bubullima dhe rrufe.
Kjo situatë do të fillojë nga nata e sonte për të vazhduar gjatë ditës. Qarqet ku parashikohet të ketë më shi janë Shkodra dhe Kukësi. Nga reshjet e dendura të shiut mund të ketë vërshime të shpjeta dhe rrëshqitje dherash.
Ndërsa në zonat malore në lartësi mbi 800 metra në verilindje dhe në lartësi mbi 1000 metra në juglindje parashihen reshje bore.
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruar me bubullima.

/Motilokal.com
