Përgjatë ditës së premte mbi Shqipëri pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me stuhi, bubullima dhe rrufe.
Kjo situatë do të fillojë nga nata e sonte për të vazhduar gjatë ditës. Qarqet ku parashikohet të ketë më shi janë Shkodra dhe Kukësi. Nga reshjet e dendura të shiut mund të ketë vërshime të shpjeta dhe rrëshqitje dherash.
Ndërsa në zonat malore në lartësi mbi 800 metra në verilindje dhe në lartësi mbi 1000 metra në juglindje parashihen reshje bore.
Në Kosovë ditën e premte parashihet të ketë rrebeshe shiu, kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet mot i kthjellët, por me erëra.
Për të parandaluar dëmet nga moti, është e rëndësishme të mbani veten të informuar me parashikimin e motit dhe të ndiqni këshillat dhe urdhrat e autoriteteve të motit. Gjithashtu, duhet që të jeni të përgatitur për ndryshime të pritshme në mot e të merrni masa të nevojshme për t'u mbrojtur dhe për të bërë planifikimet e duhura.
/Motilokal.com
