Disa pjesë të Arabisë Saudite, veçanërisht rajoni Al Baha, u goditën nga breshri dhe reshjet e pazakonta të borës mëngjesin e së hënës.
Stuhitë ishin përgjegjëse për reshjet e pazakonta, të cilat rezultuan në mbylljen e disa rrugëve dhe ndërprerje të trafikut në zonë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin akumulimin e breshrit që bëri që automjetet të bllokoheshin në rrugë.
Ekipet e emergjencës nga bashkia u detyruan të largonin gurët dhe breshrin nga rrugët ndërsa parqet e qytetit u zbardhën.
Autoriteti Arsimor Al Baha njoftoi gjithashtu pezullimin e orëve të mësimit për këtë ditë dhe studentëve iu kërkua të vazhdonin studimet në distancë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Pavarësisht gjendjes, moti i pazakontë solli emocione në rajon, me shumë shoferë që ndaluan për të shijuar motin mesatar të ftohtë.

Fëmijë dhe të rinj janë parë duke u argëtuar në rrëzë maleve dhe anëve të rrugëve të mbuluara me borë.
Mbrojtja civile ka ngritur gatishmërinë për të përballuar çdo rrezik të mundshëm dhe ka vendosur ekipe patrullimi. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët, banorët dhe drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm në dritën e ndryshimeve të motit në rajon dhe intensitetit të të ftohtit në Al Baha dhe provincat e tjera të prekura.
/Motilokal.com
