Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” liqeni i Badovcit i duhen edhe 3.25 metra për të arritur kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Batllavës ende mbetet në kuotën maksimale.
“Edhe 3.25 metra, që liqeni i Badovcit të arrijë kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa liqeni i Batllavës ende mbetet në kuotën maksimale”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
