Si parashikohet të mbajë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Si parashikohet të mbajë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Gjatë ditës së mërkurë mbi Shqipëri do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 11 deri në 17 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot më të ngrohtë, në mëngjes parashikohet me kthjellime e diell, ndërsa pasdite pjesërisht me re, e në orët e vona të natës priten reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C.

/Motilokal.com