Qendra ruse e Vëzhgimit të Vullkaneve, KVERT dha sot alarmin e rrezikut maksimal për trafikun ajror pas shpërthimit të vullkanit në Gadishullin Kamchatka.

"Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë pasoja në avionët ndërkombëtarë dhe ata që fluturojnë ulët", sipas KVERT.
Në lindje të gadishullit rus Kamchatka ka shpërthyer vullkani Shiveluch. Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi.

Reja vullkanike shtrihet mes dy fshatrave Kljutshi dhe Kosyrevsk 70 kilometra larg njëri-tjetrit. Rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar. Fluturimet mes Japonisë dhe SHBA-së mund të anulohen.
/Motilokal.com
