Ngrohja globale ka reduktuar ndjeshëm periudhat e të ftohtit në pjesë të mëdha të Evropës, por ngjarjet e papritura dhe të rënda të ngricave në zemër të pranverës shpesh shkaktojnë kërdi në të mbjellat.
Një studim i ri i botuar në revistën shkencore “Natural Hazards and Earth System Sciences” ka treguar se pa ndryshimet antropogjene klimatike, ngrica e fortë dhe shumëditore që goditi Evropën Qendrore në fillim të prillit 2021 nuk do të kishte të njëjtat pasoja shkatërruese për prodhimin bujqësor.
Ky episod i ngricës rezultoi në dëmtime shumë të rënda të hardhive dhe pemëve frutore në Francë në zonat e prekura nga një mars jashtëzakonisht i ngrohtë, duke rezultuar që fidanet e pemëve të jenë në një fazë të avancuar shumë më herët se zakonisht.
Studiuesit francezë duke përdorur 172 simulime të modeleve klimatike treguan se pa ndryshime antropogjene klimatike, ngrica do të ishte edhe më e fortë në prill 2021, me rreth 1.2°C. Për më tepër, kjo ngjarje e ngricës tani ka rreth 50% më shumë gjasa të ndodhë për shkak të ngrohjes globale dhe të gjitha modelet klimatike parashikojnë një rritje të mëtejshme të gjasave për ngrica afër fillimit të sezonit të rritjes, e cila do të jetë më herët për shkak të temperaturave të larta në dimër.
/Motilokal.com
