Shtresat e akullit që shkrihen në Antarktidë, mund të zhduken më shpejt sesa pritet

Shtresat e akullit që shkrihen në Antarktidë, mund të zhduken më shpejt sesa pritet

Një hulumtim zbuloi se shtresat e akullit në Antarktidë, mund të shkrihen më shpejt sesa pritet.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën "Nature", një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Britani të Madhe, bëri një studim që shqyrton rritjen e nivelit global të detit, transmeton Anadolu.

Shkencëtarët zbuluan se shtresat e akullit në brigjet e Norvegjisë tërhiqen deri në 600 metra në ditë.

Si rezultat i hulumtimeve, është konstatuar se masat akullnajore në Antarktidë tërhiqen më shumë se 30 metra në ditë.

Përveç kësaj, për shkak të ndryshimeve klimatike shtresat e akullit që shkrihen në Antarktidë shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane me rreth 1 centimetër.

Rezultati i hulumtimit do të hedhë dritë sesa shpejt mund të shkrihet akulli në Grenlandë dhe Antarktik dhe të rrisë nivelet globale të deteve.

Dr. Christine Batchelor nga Universiteti Newcastle në deklaratën e saj për BBC lidhur me temën tha se nëse vazhdon rritja e temperaturës në këtë mënyrë do të rriten nivelet e oqeaneve.

/Motilokal.com