Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Pasdite përreth viseve malore priten reshje  të dobëta bore.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot pjesërisht të vranët e reshje të lehta shiu, ndërsa në viset malore reshje të dobëta bore.

E diela parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët e reshje lokale shiu. Në viset malore reshje bore.

/Motilokal.com