Ja pse mjalti Manuka është një nga më të shtrenjtët në botë

Ja pse mjalti Manuka është një nga më të shtrenjtët në botë

Mjalti Manuka konsiderohet mjalti më shërues dhe më i shëndetshëm në botë, por edhe më i shtrenjti.

Ky mjaltë merret nga nektari i lules së bimës Leptospermum scoparium, e njohur edhe si manuka, e cila rritet vetëm në Zelandën e Re. Mānuka është në fakt një fjalë maori.

"Vetë bima është shumë e rrallë. Është e vështirë për t'u korrur sepse lulja është e hapur vetëm për 12 ditë dhe ndonjëherë duhet të përdorim helikopterë për të mbledhur këtë mjaltë", tha John Rawcliffe nga shoqata Mānuka Factor Honey për Business Insider.

Edhe pse shkurret manuka mund të gjenden edhe në Australi, Zelanda e Re përbën pothuajse të gjithë prodhimin në botë, me eksporte me vlerë 204 milionë dollarë dhe që pritet të rritet në 800 milionë dollarë deri në fund të vitit 2028.

Në vitin 1981, dr. Peter Molan, një profesor i biokimisë në Universitetin e Waikato-s, konfirmoi se sasi të caktuara të mjaltit manuka përmbajnë komponime të mahnitshme, të natyrshme, të cilat janë të qëndrueshme kur ekspozohen ndaj temperaturës ose dritës së lartë dhe që nuk janë gjetur askund tjetër përveç mjaltit Manuka.

Mjalti Manuka është lloji i mjaltit me efektin më të fortë antiinflamator. Ka treguar rezultate befasuese në provat klinike dhe përdoret, ndër të tjera, për ulcerat e lëkurës dhe djegiet e shkallës së tretë. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm për problemet e frymëmarrjes.

/Motilokal.com