Nga dita e diel priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë në Kosovë

Nga dita e diel priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë në Kosovë

Në Kosovë moti do të do të vazhdon edhe për dy ditë të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të mbajë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, vende-vende me mjegull të dendur, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë me ngrica. Nga e diela priten reshje shiu.

Moti për ditën e premte do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndim.

Dita e shtunë do të jetë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa mëngjesi i së dielës do të mbajë pjesërisht me re, kurse mesdita me reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-juglindjes./Motilokal.com