Numri i vdekjeve nga stuhia Gloria në Spanjë ka shkuar në 11 të enjten ndërsa moti i frikshëm vazhdon të godet lindjen e vendit.
Ishujt Balearik dhe rajonet lindore, përfshirë Kataloninë dhe Valencian, kanë hyrë në ditën e pestë që stuhia goditi këto pjesë.
Erërat me shpejtësi mbi 140 km në orë, valët që arrijnë deri në 10 metra dhe dëbora e madhe dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos duke shkatërruar infrastrukturën dhe bllokuar komunikacionin.
Ujërat e detit kanë shkaktuar dëme ndërsa u përplasën brenda dhe hynë në qytetet bregdetare duke shkaktuar gjithashtu frikë se lumenjtë e fryrë mund të dilnin nga shtretërit e tyre dhe të përmbytnin qytete të mëdha duke përfshirë Gironan.
Ndërsa në Valencia reshjet e borës kanë arritur deri në 80 centimetra.
Për shkak të kushteve ekstreme të motit qeveria spanjolle u detyrua të shpallë gjendjen e emergjencës.
Sipas meteorologëve, erërat e forta po përfshijnë pjesët veriore të Evropës dhe se presioni i lartë mbizotëron në pjesën më të madhe të Evropës qendrore./Motilokal.com
