Shi dhe borë, moti në në Maqedoni

Shi dhe borë, moti në në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, duke filluar nga pjesët jugore me reshje shiu, të cilat pasdite dhe në mbrëmje do të jenë të rrëmbyeshëm. Në male dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore reshjet deri në fund të ditës do të kthehen në borë, ndërsa gjatë natës në këto zona pritet edhe formimi i shtresës së borës.

Dita e martë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, paradite me reshje shiu, kurse në male e në disa vende më të larta me borë.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me vranësira kryesisht në pjesët perëndimore me reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta do të bie borë.

/Motilokal.com