Tërmeti lëkund Korçën

Tërmeti lëkund Korçën

Një tërmet ka lëkundur sot qytetin e Korçës.  Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka qenë me magintudë 3.5 shkallës së rihterit dhe është regjistruar rreth orës 16:57.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 5 kilometra në jug të Nikolices dhe 20 kilometra në jug të Korçës.

Tërmeti i sotëm shkaktoi panik te qytetarët e juglindjes dukë rikujtuar valën e tërmeteve që përfshiu vitin e kaluar Qarkun e Korçës./Motilokal.com