Plazhi Nazare në Portugali është një prej vendeve më të preferuara për surfistët profesionistë të cilët ndjejnë adrenalinën në nivelet më të larta teksa marrin guximin të kapërcejnë dallgë që i kalojnë mbi 10 metra lartësi.
Një moment të tillë dhe sfidues me dallgët e larta e provoi surfisti brazilian Felipe “Gordo” Cesarano, i cili duke qëndruar mbi dërrasë në plazhin Praia do Norte në Nazare të Portugalisë, kur papritmas përplaset keq nga dallgët mbi 18 metra të larta dhe humb baraspeshimin dhe bie në ujë. Ekipet e shpëtimit janë detyruar të intervenojnë për ta shpëtuar.
Por ka nga ata që ndonjëherë e tejkalojnë me guximin e tyre gjatë kapërcimit të dallgëve gjigante të Nazare. Është ky rasti i Kai Lenny i cili teksa nisi provën e tij në një dallgë prej 12 m filloi të bëjë akrobaci duke u rrotulluar 360 gradë me tavolinën e tij të surfit./Motilokal.com
