‘Çmendet’ moti në Spanjë, stuhi dhe reshje të mëdha dëbore, të paktën 4 persona kanë humbur jetën

‘Çmendet’ moti në Spanjë, stuhi dhe reshje të mëdha dëbore, të paktën 4 persona kanë humbur jetën

Pjesa lindore e Spanjës u përfshi nga moti i ligë, me rrebeshe të dendura shiu, erë të fortë dhe stuhi dëbore.

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që mbi 200 mijë qytetarë të mbesin pa energji elektrike, si dhe shumë rrugë janë vlerësuar si të pakalueshme nga policia, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Mediat kanë raportuar se katër persona kanë humbur jetën midis tyre tre meshkuj dhe një femër.

Po ashtu erërat e forta kanë goditur qytetet bregdetare, duke shkatërruar disa dyqane dhe restorante.

Meteorologët kanë ngritur alarmin se moti i ligë do të vazhdojë për disa ditë rresht dhe i bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë te tyre./Motilokal.com

A man looks at waves crashing ashore on Barceloneta beach during the storm Gloria (Reuters/N. Doce)



Strong winds at La Malvarrosa beach in Valencia