Pas përmbytjeve dy muaj më parë që goditen qytetin e ujit Venecian, tashmë ky vend po përjeton një pasoj tjetër të ndryshimeve të motit.
Disa nga kanalet e qytetit romantik kanë filluar të thahen, duke vështirësuar lëvizjen sidomos në zonat San Polo e Santa Croce të Venecias, ku janë detyruar të mbyllin kanalet e brendshme lidhëse të qytetit.
Sipas të dhënave, niveli i ujit tashmë është ulur nën 50 centimetra nën nivelin e detit, duke bërë që varkat turistike dhe ato që shërbejnë si transport publik të mos lëvizin.
Nga përmbytjet Venecia pësoi dëme shumë të mëdha prej 1 miliard dollarësh për shkak se dy të tretat e qytetit ishin nën ujë./Motilokal.com







