Diplomacia angleze synon shërbimin diplomatik të gjelbër në botë, duke filluar nga Prishtina

Diplomacia angleze synon shërbimin diplomatik të gjelbër në botë, duke filluar nga Prishtina

Ambasada Britanike në Kosovë ka marrë një iniciativë për shërbimin e gjelbër duke filluar nga Prishtina. Këtë e ka bërë të ditur zyra diplomatike në Prishtinë ku thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride. Kjo në kuadër të përpjekjes më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e saj të karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.

Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike./Motilokal.com