Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e ngrohjes me energji diellore.
Rama e ka quajtur këtë projekt si më të madhin në rajon.
“Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore
Sot, bashkë me përfaqësuesin e KfW, Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo. Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin. Faleminderit partnerëve tanë, KfW dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt”, ka shkruar Rama në Facebook.
/Motilokal.com
