Mot me diell, por i ftohtë në Kosovë

Mot me diell, por i ftohtë në Kosovë

Gjatë fillimit të kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot e me ngrica kryesisht në mëngjes e mbrëmje, gjatë ditës me kthjellime e diell. Në ultësira mundësi për mjegull.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 3 °C.

Dita e martë do të jetë mëngjesi me ngrica, gjatë ditës pjesërisht me re dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 6 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C.

/Motilokal.com