Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth

Në çdo stinë, bjeshkët e Shqipërisë janë një sinonim i së bukurës, të emocionojnë në çdo stinë, tashme ato kanë hequr petkun e gjelbër për t’u veshur me të bardha.

Moti në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 3 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriut.

Dita e diele do të mbajë mëngjesi me mot pjesërisht me re, ndërsa mesdita kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga -1 deri në 2 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të verilindjes.

Sipas parashikimit të motitlokal për ditën e shtunë në Theth do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 4 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E diela do të jetë mëngjesi pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 0 deri në 3 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të verilindjes. /Motilokal.com