Pamje nga hapësira e zjarreve në Australi

Pamje nga hapësira e zjarreve në Australi

Australia po ballafaqohet me temperatura rekord të larta në historinë e saj. Zjarret e mëdha kanë përfshirë të gjithë vendin, duke djegur miliona kafshë dhe më shumë se 1200 shtëpi.

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë janë duke luftuar kundër zjarreve, por situata po përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar imazhe satelitore të zjarreve në Australi.

Më shumë se 10 për qind e parqeve kombëtare të Uellsit të ri Jugor janë në flakë, përfshirë 20 për qind të Maleve Blus.

Që nga shtatori 2019, e deri me tani zjarret kanë djegur të paktën 14 milionë hektarë me bimësi në tokë.

Sipas meteorologëve australianë zjarret janë përkeqësuar nga temperaturat jo të barabarta në pjesë të kundërta të Oqeanit Indian dhe atmosferës së ngrohjes mbi Antarktidë./Motilokal.com