Një moment prekës është publikuar sot kur një 24 vjeçar Sam McGlone arriti të shpëtonte një kanguri nga zjarret e tmerrshme në Australi që kanë goditur rëndë edhe bota e egër.
Ai ka publikuar video nga momenti i shpëtimit, teksa apelon gjithashtu që të mblidhen fonde për këtë situatë të rëndë me të cilën po përballet Australia.
Sam McGlone është angazhuar se bashku me vëllezërit e tij si zjarrfikës vullnetar për të luftuar me flakët e zjarrit.
Shumë kafshë janë djegur për së gjalli nga flakët e zjarrit që kanë mbërthyer mbarë vendin.
Sipas mediave botërore, rreth 500 milionë kafshë kanë ngordhur nga zjarret shkatërruese, ndërsa disa specie rrezikojnë zhdukjen./Motilokal.com
