Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se të gjitha akset janë të kalueshme. ARRSH bën të ditur se në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Sipas ARRSH-së qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor Shqiptar:
Rajoni Verior
Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.
Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.
Rajoni Qendror
Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Rajoni Jugor
Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.
🚧Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta..Motilokal.com
