Moti i ligë shkakton dallgë të forta, pezullohet edhe sot lundrimi në Vlorë

Moti i ligë shkakton dallgë të forta, pezullohet edhe sot lundrimi në Vlorë

Kapiteneria e Portit Vlorë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese do të jetë i pezulluar edhe përgjatë ditës së sotme deri nesër (07.01.2019) pas orës 06:00 të mëngjesit.

“Ky pezullim i lundrimeve vjen për shkak të dallgëzimit të fortë në det dhe përkeqësimit të motit”, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës  gjatë ditëve në vijim pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen dhe lundrimet do t’i kthehen normalitetit. 

Era gjatë ditës së sotme do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.//Motilokal.com