Moti në Kosovë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperatura deri -15 °C në viset malore

Moti në Kosovë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperatura deri -15 °C në viset malore

Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent në Kosovë edhe gjatë kësaj jave duke vazhduar me mot të ftohtë. Në viset malore temperaturat do të arrijnë deri në -15 °C.

Sipas motilokal.com dita e sotme do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në -2 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Dita e marte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -6 deri në 1 °C.

Edhe dita e mërkurë do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -5 deri në 4 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes./Motilokal.com