Moti për këtë javë në Shqipëri i thatë dhe i ftohtë

Moti për këtë javë në Shqipëri i thatë dhe i ftohtë

Moti në Shqipëri për fillimin e kësaj jave do të jetë me diell i ftohtë dhe i thatë kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga veriu. Reshje bore do të ketë në viset malore.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 6 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut.

Edhe dita e marte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -3 deri në 6 °C.

Mot i kthjellët do të mbajë edhe ditën e mërkurë. Temperaturat do të sillen prej 3 deri në 9 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit. /Motilokal.com