Përkeqësimi i motit gjatë ditës sotme ka krijuar probleme për lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, pas kontakteve me kapitenerinë e portit të Barit, njofton se porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit italian.
Ndërsa bëhet e ditur se porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.
“Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta. Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës./Motilokal.com
