Moti në Kosovë për këtë fundjavë, nga e diela priten reshje bore

Moti në Kosovë për këtë fundjavë, nga e diela priten reshje bore

Në Kosovë moti do të do të mbaj kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës së diele priten reshje bore në tërë territorin e Kosovës. Bora do të vazhdojë të bie në viset malore edhe gjatë së premtes dhe shtunës.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 6 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriut.

Mëngjesi i së dielës do të jetë me reshje bore, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga -1 deri në 1 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7 m/s në drejtim të veriut./Motilokal.com