Qeveria e Kosovës ndalon reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike - Ky ka qenë edhe apeli i motilokal.com jo shumë kohë më parë

Qeveria e Kosovës ndalon reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike - Ky ka qenë edhe apeli i motilokal.com jo shumë kohë më parë

Motilokal në vazhdimësi ka ngritur tema të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit si ndotja e ajrit, ndotja me mbeturina, ndotja e lumenjve shkatërrimi i shtratit të tyre, degradimi i pyjeve, kursimit të ujit, energjisë elektrik dhe promovimin e bukurive natyrore të trojeve shqiptare. Me një fjalë motilokal që nga themeli përmes artikujve është munduar të sensibilizojë dhe informojë qytetarët shqiptarë rreth ruajtjes së natyrës, ajrit që thithim dhe shumë temave tjera.

Një ndër thirrjet që tashmë është aktuale si kriza energjetike, kohë më parë motilokal përmes një posteri dhe shkrimi u kishte bërë thirrje institucioneve publike, duke nisur nga ndërtesa e KEDS-KESCO për fikjen e dritave, ndriçimit të posterave dhe reklamat ndriçuese.

Kursimi i energjisë është një detyrim moral ndaj mjedisit dhe në të njëjtën kohë një domosdoshmëri që kontribuon në mirëqenien ekonomike të secilit prej nesh falë një ulje të konsumit.

Pasi në Kosovë ekzistojnë shumë objekte me pllaka reklamuese, postera me ndriçim, reklama, si dhe ndriçime hapësirash, të cilat harxhojnë jo pak energji elektrike.

Apeli i motilokal ishte për fikjen e tyre dhe kështu sado pak të ndikojnë në zbutjen e shpenzimeve dhe furnizimit me energji elektrike.

Përkitazi me apelin e motilokal dhe tani që po kalojmë nëpër një kohë të vështirë të sigurimit të energjisë elektrike, qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike për sektorin publik.

Këto janë masat që i ka miratuar qeveria e Kosovës:

Të zëvendësohen poçat standard me poça led në të gjitha institucionet që i përmenda më lartë.

Të ndalohet ngrohja në zyre apo në vendet ku ka prezencë fizike si dhe në të gjithë korridoret.

Të ndalohet ngrohja e ujit në të gjithë institucionet publike, apo përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitale apo entitete tjera.

Të ndalen pajisjet elektrike, përfshirë ato të teknologjisë informative dhe të tjera.

Të ndalohet përdorimi i klimave, apo kondicionerëve, përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje.

Ndalohet përdorimi i ngrohësve unik, ngrohësve me energji elektrike.

Të mos përdoret ndriçim në zyra të brendshme dhe hapësira tjera gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme natyrore.

Të ndalet çdo billboard apo reklamë që shfrytëzon energji elektrike.

Të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjithë objektet.

Aty ku është e mundshme, të instalohen sisteme intelegjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.

Objektet që ngrohen përmes ngrohjes qendrore, të funksionalizojnë potencionalin e ngrohjes maksimalisht në dimër duke marrë hapat e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Të bëhet sanimi i rrjedhjeve të ujit në mënyrë që të bëhet kursimi i energjisë elektrike, duke qenë se pompat e ujit shpenzojnë energji elektrike.

Të caktohet një person përgjegjës për kursim të energjisë. Ky do të ketë përgjegjësi që të ndalë të gjitha dritat pas orës 16:00. Të sigurohet që temperatura për ngrohjen të mos jetë më shumë se 19 gradë.

Të ndalohet gjithë ndriçimi publik gjatë ditës.

Të ndalet çdo e treta llampë në autostradë apo rrugë regjionale, për aq sa nuk bën rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe komunikacionit.

Të ndalet ndriçimi publik i lapidarëve dhe muzeve./Motilokal.com