Pasditën e sotme në komunën e Dragashit ka rënë shi dhe breshër.
Qytetarët e Dragashit kanë publikuar foto ku shihet madhësia e kokrrave të breshrit.
Moti me shi e me shkarkime rrufesh ka pasur edhe në disa qytete në Kosovë.
Në Deçan rrufeja ka mbytur një femër 32-vjeçare, ndërsa në Pejë rrufeja ka goditur një shtëpi, por që fatmirësisht brenda saj nuk ishte asnjë person.
Sipas parashikimeve gjatë ditëve në vazhdim do të ketë reshje të dobëta shiu dhe breshër. /Motilokal.com/
