Në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë me vranësira dhe me intervale me diell, vende-vende edhe me reshje të lehta bore.
Sipas motilokal.com dita e sotme do të mbajë mot i vranët. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në -1 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
Mëngjesi i së martës do të jetë i kthjellët, mesdita me pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej -7 deri në 3 °C.
E mërkura do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 2 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut./Motilokal.com
