Moti në Shqipëri për fillimin e kësaj jave do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturave dhe ngricat në rrugë në një pjesë të madhe të vendit. Reshje bore do të ketë në viset malore.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga -2 deri në 7 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.
Edhe dita e marte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 9 °C.
Mot i kthjellët do të mbajë edhe ditën e mërkurë. Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit. /Motilokal.com
