Bletët ndërpresin ndeshjen e futbollit në Tanzani [Video]

Bletët ndërpresin ndeshjen e futbollit në Tanzani [Video]

Një ndeshje e Kupës së Federatës ndërmjet skuadrave të Tanzanisë Yanga dhe Iringa United është dashur të ndërpritej menjëherë, pasi një tufë bletësh dolën në stadium.

Bletët thuhet se kanë sulmuar në fushë për shtatë minuta në pjesën e dytë të takimit në stadiumin ‘Uhuru’ në Dar es Salaam.

Kjo ngjarje ndodhi në minutën e 53-të të ndeshjes, kur një grup bletësh e pushtuan fushën duke i detyruar futbollistët të shtriheshin për toke.

Madje edhe tifozë u sulmuan nga bletët, gjë që i detyruan ta braktisin stadiumin, si pasojë e thumbimeve. Më pas të dy ekipet u rikthyen në fushë dhe ndeshja rifilloi.

I vetmi që kërkoi ndihmë mjekësore ishte lojtari i Yanga, Ali Mtoni Sonso, i cili u lëndua nga thumbimi i bletëve. /Motilokal.com