Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, një koala iu është afruar një grupi çiklistësh pa frikë dhe pranoi shishet e ujit të ofruara, koala dukej e hutuar dhe e dëshpëruar.
Anna Heuseler së bashku me një grup çiklistësh që shkonin drejt Adelaide në një temperaturë prej 40 gradësh, u ndalën kur panë një koalë në mes të rrugës dhe ajo iu afrua atyre pa frikë ndërsa ndaluan pasi iu duk se po kërkonte ujë.
Koala e dehidratuar është afruar drejt tyre me nxitim, menjëherë pasi çiklistja i ka ofruar ujë ka filluar të pijë, madje u ngjit mbi biçikletën e zonjës Heuseler për të marrë grykë të mëdha.
“Sigurisht që u ndalëm sepse donim ta largonim atë nga rruga”, tha ajo.
Ajo theksoi se askush nga ne nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë më parë.
Zjarre katastrofike kanë përfshirë bregdetin jugor dhe lindor të Australisë për javë të tëra, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 2,000 koalave, tregoi një hetim parlamentar në dhjetor./Motilokal.com
