Zbulohet një fenomen i ri sizmik

Zbulohet një fenomen i ri sizmik

Një fenomen i ri sizmik i quajtur stormquakes ose tërmete të shkaktuara nga stuhitë është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët.

Sipas “National geographic”, bëhet fjalë për lëkundje të fundit të oqeaneve, që provokohen nga stuhi shumë të forta që prekin zakonisht brigjet e kontinenteve.

Shkencëtarët e zbuluan krejt rastësisht këtë fenomen, sepse dridhjet janë të një frekuence të vogël që nuk mund të zbulohen pa instrumentat e duhur.

Sipas tyre, uraganet e fuqishme mund të gjenerojnë valë sizmike në dyshemenë detare, sa të shkaktojnë një tërmet me intensitet deri në 3.5 të shkallës Rihter. /Motilokal.com