Pamje të frikshme, shpërthen lumi nëntokësor në Itali, çahet asfalti

Pamje të frikshme, shpërthen lumi nëntokësor në Itali, çahet asfalti

Policia bashkiake e San Martino Valle Caudina bëri publike imazhet e tmerrshme të shpërthimit të lumit nëntokësor, ku si pasojë e motit të ligë me reshje të shumta shiu bëri që lumi të fryhet aq shumë sa që çau edhe asfaltin duke përmbytur edhe rrugët e qytetit.  

Në imazhe ju mund të shihni edhe një veturë e cila ishte duke lëvizur dhe papritmas ndalet pasi shpërthen lumi nëntokësor. Për disa sekonda rruga mbushet nga uji duke marrë me vete edhe makinat që ishin të parkuara. Në sfond njerëzit ikin për të shmangur tërbimin e ujit.


Autoritetet në San Martino Valle Caudina në rajonin e Avellinos thanë se dëmet e shkaktuara nga fryrja e lumit llogariten diku tek 5 milionë euro, dhe si pasojë e saj më shumë se 300 banorë kanë braktisur banesat e tyre.

Në orët e fundit, falë angazhimit të vullnetarëve, situata po kthehet në normalitet me riaktivizimin e shërbimeve dhe restaurimin e shërbimeve komunale. Edhe disa aktivitete në qendër i kanë ngritur grilat në pritje të një përgjigje nga Qeveria dhe rajoni. /Motilokal.com